200 mln lekë për ndërtimin e ekspozitës në Llogara

Llogara-1

Ministria e Mjedisit do të investojë 200 milionë lekë për ndërtimin e një godine në qafën e Llogarasë, e cila mendohet se do të funksionojë si ekspozitë dhe vendpushimi për udhëtarët.

Godina do të jetë e ndërtuar prej druri dhe në të do të ekspozohen fotografi të ndryshme. Ajo gjithashtu do të mund të përdoret si vendpushim për automjetet që udhëtojnë nga Vlora drejt bregdetit jonian dhe Sarandës dhe anasjelltas.

Detajet në lidhje me projektin nuk janë ende publike. Ndërkohë Ministria e Mjedisit ka zhvilluar tenderin përkatës, nga i cili Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur fitues një shoqëri me seli në Elbasan, raporton Shqip.

Pin It