Depresioni, më shumë vëmendje shëndetit mendor të fëmijëve

 

child-psy

Fëmijët janë shumë më të ndjeshëm sesa mendohet. Ndodh që ata kanë zhgënjime të ndryshme, probleme mendore dhe ngelje qejfi të cilat është mirë të mos anashkalohen gjithmonë. Lidhur me këtë është rritur edhe përdorimi i anti-depresantëve.

Një studim i kryer tek gati 360 mijë pacientë të moshave nga 6 deri në 18 vjeç doli në përfundimin se ka pasur një rritje me mbi 28% në përdorimin e antidepresantëve, duke rritur kështu varësinë ndaj  ilaçeve nga adoleshentët për të kuruar trishtimin dhe trazirat e jetës së përditshme.

Sipas studimit vajzat ishin tre herë më shumë të predispozuara të merrnin anti-depresantë sesa djemtë dhe fëmijët e ardhur nga zonat e prapambetura  ishin dy herë më shumë se sa ata të ardhur nga zona të tjera.Një rritje e dozës ishte më e përhapur midis adoleshentëve, kurse tek fëmijët e moshave 6 deri në 10 vjeç niveli qëndronte konstant.

Drejtuesja e studimit, dr. Ann John tha se çështja kryesore ishte nëse  marrja e ilaçeve bëhej kur ishte me të vërtetë e nevojshme dhe metoda të tjera më të lehta nuk kishin efekt.

Një rritje e dozës së marrë çon në përfundimin që depresioni po bëhet më i dukshëm dhe po shfaq akoma më shumë efektet e tij, ose në faktin se terapitë psikologjike nuk janë të nivelit që duhet.

Pin It