Trekeffect: Shqipëria, vendi i parë që duhet të vizitoni të paktën një herë në jetë

dhermi-beach-albania

Shqipëria vijon të kryesojë listat e sugjerimeve të ekspertëve të turizmit, duke u bërë ndër destinacionet më të reklamuara. Trekeffect, blogu i njohur i turizmit botëror, rendit vendin tonë si destinacionin e parë për t’u vizituar mes 23 vendeve që duhen shëtitur të paktën një herë në jetë.

Sipas Trekeffecet, Shqipëria mbetet vendi më misterioz mes fqinjëve të saj shumë të eksploruar, me bukuri arkitekturore dhe natyrore si dhe vendas mikpritës.

“Ata që vendosin të eksplorojnë Shqipërinë do të gjejnë panorama mahnitëse pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke përfshirë edhe qytetin e lashtë të Butrintit. Për më tepër, Shqipëria krenohet me liqene të mrekullueshëm malore, plazhet e pacenuar, arkitekturën osmane dhe vendasit miqësorë që me kënaqësi do t’ju tregojnë rrugën, kur të keni nevojë për drejtim,” shkruhet në artikullin e këtij blogu.

Trekeffect këshillon lexuesit e tij të udhëtojnë drejt Shqipërisë, përpara se të tjerët të kujtohen se çfarë po humbin.

Në vendin e dytë dhe të tretë në këtë listë qëndrojnë përkatësisht Italia dhe India. Pjesë e sugjerimeve janë edhe vende si Maroku, Kenia, Zelanda e Re, Kanadaja, Zvicra etj.

574339b1b34bd

path-to-catholic-church_Theth-Valley_Albania

 

Pin It