Njihuni me lumin e kristaltë në Verzasca, Zvicër

 

Përderisa liqenet me ujë të pastër si kristali mund të mos jenë fenomen shumë i rrallë, lumenjtë me ujë të tillë vërtetë janë unikat. Njëri prej këtyre lumenjve është Verzasca, i gjatë 30 km, rrjedha e të cilit fillon në Alpet zvicerane dhe përfundon në liqenin Maggiore, që gjendet në kufirin mes Italisë dhe Zvicrës.

Për shkak të ujit të pastër si kristali, ky lumë është vend i popullarizuar por dhe i rrezikshëm për zhytje, ndërkaq preferohet dhe për kërcimet bungee (një prej të cilëve mund të keni parë nga agjenti James Bond, në filmin “Golden Eye”).

Thellësia maksimale e lumit Verzasce është rreth 10 metra, ndërkaq temperatura mesatare e ujit varion mes 7 dhe 10 °C.

Një prej gjërave më të pazakonta që ka të bëjë më këtë lumë është se brenda tij nuk ekziston bota bimore dhe as ajo shtazore, që mund të jetë dhe aryesja që është kaq i pastër.

Pin It