De Biazi publikon listën e futbollistëve për në Francë 2016

Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biazi ka publikuar listën përfundimtare të futbollistëve që do të luajnë në Francë  2016.

Tekniku italian ka përzgjedhur 23 lojtarët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Europian.

Ndërkohë katër prej 27 lojtarëve, që u grumbulluan për stërvitjen në Austri, u zgjodhën të mos ishin pjesë e këtij kompeticioni madhor.

Ata janë: Amir Rrahmani, Berat Gjimshiti, Herolind Shala dhe Milot Rashica.

Ja lista e plotë:

1. Etrit Berisha
2. Orges Shehi
3. Alban Hoxha
4. Elseid Hysaj
5. Lorik Cana
6. Arlind Ajeti
7. Mërgim Mavraj
8. Naser Aliji
9. Armir Lenjani
10. Ansi Agolli
11. Frederik Veseli
12. Andi Lila
13. MIgjen Basha
14. Ledian Memushaj
15. Burim Kukeli
16. Taulant Xhaka
17. Ergys Kaçe
18. Armir Abrashi
19. Odise Roshi
20. Bekim Bala
21. Shkëlzen Gashi
22. Sokol Cikalleshi
23. Armando Sadiku

Pin It