Njohim elefantët përmes 6 fakteve interesante

rfsfdsgds

Elefantët i njohim si kafshë të mëdha, inteligjente, por në të njëjtën kohë ato kanë dhe cilësi të tjera. Më poshtë do të gjeni 6 fakte interesante për elefantët.

1.Elefantët i njohin miqtë e vjetër edhe nëse janë ndarë prej shumë kohësh,madje dallojnë edhe erërat e rreth 30 kushërunjve.

2.Elefantët e pikëlluar prekin kafkat dhe feçkat e të vdekurve  me feçkat e tyre dhe rikthehen sërish tek ata sikur të mbanin zi.

3.Nëse nuk e keni dëgjuar më parë mësojeni që elefantët janë të ndjeshëm e të dhembshur, sidomos kur foshnjat e tyre janë të shqetësuara. Ata përkujdesen dhe luajnë gjithmonë me to. Si shenjë përshëndetjeje dy elefantë mund të përdredhin feçkat e tyre miqësiht me njëra-tjetrën.

4. Megjithëse lëkura e elefantit është e forte dhe 2.5 cm e trashë, ai mbulohet me baltë për t’u mbrojtur nga pickimi i insekteve dhe nga dielli.

5. Elefantët jetojnë në rregullin e strukturuar shoqëror. Jetët shoqërore e meshkujve dhe femrave janë shumë të ndryshme. Femrat e kalojnë tërë jetën e tyre në grupe të mbyllura të përbëra nga nëna, vajza, motrat dhe tezet. Ato grupe kryesisht i udhëheq femra më e vjetër. Meshkujt e rritur, kryesisht bëjnë jetë të vetmuar

6.Elefantët dinë edhe të notojnë goxha mirë, por nuk mund të kërcejnë apo të vrapojnë galop. Në të vërtetë, ata kanë vetëm dy mënyra të lëvizjes: shëtitja dhe ecja e shpejtë, e cila është e ngjashme me vrapimin.

 

Pin It