Orizi integral apo i bardhë, cili është më i mirë për shëndetin?

Orizi integral është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse është i mbushur me nutrientë dhe fibra, e gjithashtu nuk përmban gluten.

Që të dy llojet e orizit  fillojnë si orizi integral, pasi të përpunohet orizi integral, ai bëhet i bardhë.

Gjatë këtij procesi hiqen shumica e fibrave, mineraleve dhe vitaminave.

P.sh., 100 gramë oriz integral përmbajnë katërfish më shumë fibra sesa 100 gramë oriz të bardhë.

Fibrat janë të rëndësishme sepse ju mbajnë të ngopur për periudhë më të gjatë kohore, zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, si dhe zvogëlojnë nivelet e kolesterinës.

Ndër të tjera orizi integral përmban më shumë kalori sesa  i bardhi.

Pin It