Një fshat i vogël në Siberi, i quajtur Oymyakon është vendi më i ftohtë i banuar në Tokë. Temperatura rekord e regjistruar në këtë vend është -67 gradë celsius.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se, “temperatura mesatare e dimrit në këtë fshat është rreth -50 gradë dhe aty jetojnë vetëm 500 persona.
Në këtë fshat rus ka udhëtuar fotografi nga Zelanda e Re, Amos Chapple, i cili shumë shpejt kuptoi se sa e dhimbshme ishte një temperaturë kaq e ulët.
Fotografi është shprehur kështu për eksperiencën në vendin më të ftohtë në Tokë: “Kisha veshur pantallona shumë të trasha kur dola për herë të parë jashtë. Ishte -47 gradë Celsius. Më dukej sikur i ftohti më mbërtheu këmbët dhe nuk më linte të ecja. Gjëja tjetër që më bëri përshtypje ishte se me raste më ngrihej edhe pështyma, që më çante buzët nga brenda”.
Temperatura më e ulët e matur në fshatin në fjalë ka qenë -71.2 gradë C dhe është shënuar përpara 90 vitesh.