Panasonic krijon një kamer për të pasionuarit pas selfie-ve

Panasonic

Panasonic zbuloi  kamerën e re LUMIX GF8, e cila është krijuar posaçërisht për të pasionuarit pas selfie-ve.

Kamera ka sensorin CMOS me rezolucion 16 megapikselë dhe lentet Micro Four Thirds. Ajo mund të regjistrojë video me rezolucion 1080 pikselë dhe ofron rrjetin Wi-Fi për transferimin e fotove nëpërmjet internetit me valë.

Kamera GF8 përfshin gjithashtu një ekran me prekje 1.04M. Ekrani mund të ndërrohet në të dyja anët, duke shkrepur kështu foto të zakonshme dhe selfie.

Gjithashtu kamera ka disa efekte, si ndryshimi i ngjyrave, zbardhja e dhëmbëve, hollimi i fytyrës etj. Ju mund të ndryshoni krejtësisht fytyrën, duke ndryshuar ngjyrën e buzëve, të flokëve, syve etj.

Pin It