Ndryshon ligji për transportin urban, ligji i ri parashikon edhe mundësinë e udhëtimit me bileta elektronike si edhe krijimin e terminalinaleve të autobusëve. Këto janë dy risi që pritet të aplikohen për herë të parë ne vendin tonë.
Në ligj saktësohet se terminali i autobusëve është infrastruktura e transportit që plotëson kushtet e nevojshme për mbërritjen dhe nisjen e autobusëve, hipjen ose zbritjen e udhëtarëve e të bagazheve të tyre dhe për shërbime të tjera, që kanë të bëjnë me transportin e udhëtarëve dhe operatorëve të transportit rrugor.