Hyn në fuqi ligji për “transportin rrugor”, për biletat elektronike

Images

Hyn në fuqi ligji për “transportin rrugor” çka do të thotë që të gjithë kompanitë që ushtrojnë aktivitetin e transportit rrugor u duhet që të regjistrohen në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Transportit Rrugor dhe freskimin e dokumenteve dhe licencës se tyre. Kjo u hap rrugë biletave elektronike duke u mundësuar udhëtareve qe te pajisen me bileta në çdo rast për të gjitha linjat. Të parat që do të pajisen me këtë sistem parashikohen të jenë linjat kryesore si Tiranë –Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Tiranë – Shkodër. Me hyrjen në fuqi të ligjit “Për Transportin rrugor” synohet riorganizimi i tregut me linja të rregullta brenda vendit. Ligji i ri do të prekë në mënyrë direkte të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit rrugor, përfshirë ata të autobusëve e mjeteve të transportit 8+1, duke i detyruar ata të aplikojnë dhe kërkojnë rifreskim të licencave ekzistuese. Efektet e hyrjes në fuqi të këtij ligji duket se do të ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e flotave, duke e përgjysmuar atë. Sot numri i linjave të transportit rrugor llogaritet në 588.Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës kapaciteti i autobusëve sot është 62%. Në total janë 1,058 autobusë të regjistruar në sistem. Ndërkohë për linjat brenda Tiranës është bërë një përjashtim ku tarifat do të përcaktohen dhe do të menaxhohen nga bashkia. Kjo pasi bashkia e kryeqytetit është njësia më e madhe administrative. Me ligjin e ri linjat do të organizohen sipas kategorive ( kryesore dhe ushqyese) Plani i ministrisë është që deri në vitin 2017 të operojnë 10 terminale me standarde.

Pin It