Opozita amendament kundër rastit te Prengës, ndryshe bllokojmë parlamentin

edi-paloka

Pas një mbledhje te grupit parlamentar, partia demokratike ka dalë me një propozim për amendament të ri. Pas mbledhjes kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se do të kërkonte që amendamenti të përfshihej patjetër në ligj, duke e ilustruar me rastin e deputetit Armando Prenga.

Edi Paloka: Amendamenti lidhet me ligjin për dekriminalizimin dhe që ndalon deputetë apo zyrtarëve të tjerë të cilët, janë kapur në flagrancë duke kryer krime të rënda ndaj jetës së njeriut siç janë plagosjet apo vrasjet, pra i ndalon të vazhdon të vazhdojnë jetën e tyre apo të kryejnë funksionet e tyre zyrtare deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës, pasi siç e dini të gjithë u bëmë dëshmitarë të një akti të paprecedentë, kur një deputet i mazhorancës i akuzuar për plagosje të disa qytetarëve, u shfaq papritur në Parlament me bekimin e Ramës, duke vënë jo vetëm Parlamentin në pozita të vështira por besoj dhe miqtë tanë ndërkombëtarë që kanë investuar aq shumë në ligjin për Dekriminalizimin. Pra për ti vënë fre, për të ndaluar që akte të tilla mos të ndodhin më, as në parlament dhe në asnjë institucion tjetër zyrtar, ne kemi paraqitur këtë amendament dhe do të vazhdojmë ti qëndrojmë fort këtij amendamenti.

Ndërsa amendamenti i dyte qe ka paraqitur PD është funksionimi i komisioneve hetimore pasi kjo është e vetmja mënyrë që opozita, kushdo qofte ajo të kryej hetime. Sipas PD-së nëse këto dy amendamente nuk merren parasysh do të bllokojnë parlamentin

Pin It