FMN, vizitë dy javore në Shqipëri, pas këstit të ri

1457525832fmn

Fondi Monetar Nderkombetar ka dërguar në Shqipëri një mision i cili do të qëndroj në Shqipëri rreth dy javë. Te kryesuar nga shefja për Shqipërinë Anita Tuladhar, ata zhvilluan paraditen e kësaj të mërkure një vizite me ministrin e financave Arben Ahmetaj.Mësohet se misioni i FMN-së do të qëndrojë në vend 2 javë, ku gjatë kësaj kohe do të zhvilloj takime me zyrtare të lartë të vendit si dhe një takim kok me kok me guvernatorin e bankës kombëtare Gent Sejko. Gjatë kohës që do të qëndrojnë në vendin tonë misioni i FMN-së do të analizoj gjendjen e financave publike, zhvillimet makro-ekonomike dhe situatën fiskale. Vizita e misionit të FMN-së vjen pas miratimit të këstit të radhës të kredisë që bordi i Fondit miratoi për qeverinë shqiptare, duke i hapur rrugë disbursimit të 72.4 milionë eurove dhe duke i çuar pagesat totale në rreth 226,8 milionë euro

Pin It