Rama: kryetari i PS-së të zgjidhet me referendum

edi-rama-1122

Në mbledhjen e kësaj të mërkure të asamblesë kombëtare të partisë socialiste, kryeministri njëkohësisht edhe kryetari i partisë socialiste ka propozuar referendum në lidhje me çështjen e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Në fjalën e tij Rama tha se, drejtuesi i partisë të zgjidhet nga të gjithë socialistët në vend duke mbajtur një referendum. Rama gjithashtu mbrojti reformat e qeverisë për të cilat sipas tij po përdoret dhe debati për mosrespektimin e statutit për tu përbaltur. Duke pranuar një ‘mea culpa” për një organizimi më të mirë brenda PS-së  por dhe mosmbledhje të strukturave socialiste, Rama argumentoi se shkak ishte bërë gjendja në të cilën gjeti qeverisjen e vendit “një fushë e minuar në vend të një fushe me lule”.

Kryeministri tha se ishte pro ndryshimit të statutit sipas modelit laburist ndërsa foli dhe për dekriminalizimin e vendit, baltosjen e Saliut brenda PS por dhe incidentin me Ben Blushin.

 Edi Rama:  Shkojmë në referendum. Ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tjetër. As unë, as ne, as Kongresi, por socialistët me votë të lirë dhe të fshehur. Në përgjigje të pyetjes nëse mandati im do të ndërpritet dhe të shkojnë tek ata që të zgjedhin kryetarin me një anëtar një votë. Apo mandati im të rinovohet automatikisht në bazë të parashikimit të ri statutor sipas modelit laburist. Këtë ia kemi për detyrë Partisë Socialiste edhe për një arsye më shumë sot se dje, që ata që nuk na duan të mos na duan edhe më shumë, ndërsa ata që na duan, të na duan dhe ta mbështesin më shumë këtë parti, pasi kjo parti ngado ta rrotullojmë gjuhën apo interesat e momentit, nuk është e Edi Ramës, as e Gramoz Ruçit, as e forumeve, kjo parti është e çdo djali dhe vajze që sot kanë në zemër përkatësinë në Partinë Socialiste, një parti e papërsosur, një parti shqiptare, në tranzicion, e cila jo vetëm që nuk ka të krahasuar me asnjë organizatë tjetër politike në vend. Por është për nderin tonë më të madh e vetmja pasqyrë publike në këtë vend që nuk ka vetëm dy dimensionet e ekranit të televizione apo faqeve të gazetave. Të rroj Partia Socialiste. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara. 

Pin It