Borxhet e pashlyera të “ARMO-s”, 3 subjekte kërkojnë sekuestro të aseteve

puset-905x395

Një tjetër bankë ka kërkuar sekuestro të aseteve të “Armos” për shkak të kredive të shumta të marra dhe të cilat nuk janë shlyer. Tirana Bankë nëpërmjet një zyre përmbarimore ka kërkuar nga qendra kombëtare e regjistrimit që të bëhet sekuestrimi i aseteve të “Armoss” për një kredi të marrë në 2010 dhe që nuk është shlyer ende. Sekuestro konservative është shtrirë edhe mbi dy kompanitë dorëzanëse të Armo­s Anica Mercuria Refinery Associated” dhe kompanisë tjetër “Deveron Oil Albania”.

Kreditë e marra të cilat nuk janë shlyere në asnjë përqindje kanë detyruar huadhënësit që të kërkojnë sekuestron e sajë. Por kjo metodë duket se nuk po ka shumë sukses, pasi vetëm pak javë më parë një bankë tjetër tregtare që nxori në ankand 26 asete të kompanisë shtetërore për një kredi të pashlyer prej rreth 20 milionë eurosh, por pa mundur të marrë asnjë ofertë për to. Në këtë mënyrë në ankandin e ardhshëm ajo është e detyruar që ta nxjerri me gjysmën e çmimit të parë.

Sipas vlerësimeve, borxhet e ARMO­s arrijnë në total rreth 250 milionë euro, 200 milionë ndaj bankave, dhe rreth 50 milionë euro detyrime ndaj tatimeve. Aktualisht 85 % e kompanisë zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15% nga shteti shqiptar. Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me situatën e borxheve të saj. Armo gjendet prej vitesh në vështirësi financiare. Aktualisht vetëm njëra prej dy rafinerive të saj është në gjendje funksionale por pa arritur as të mbulojë shpenzimet e pagave të punonjësve, të cilët kanë protestuar në vazhdimësi për shkak të mos shlyerjes së pagave.

Pin It