Rreth 25 punonjës të F.I.E.T.E.K “ARMO” protestuan para zyrave të uzinës në Ballsh për mungesën e pagave prej 17 muajsh.
Protestuesit janë punonjës të import-eksportit të kompanisë ARMO në Vlorë dhe ankohen se nuk kanë marrë pagat e tyre prej 17 muajsh.
Gjatë takimi me drejtues te uzinës së përpunimit të naftës administrata e re e kësaj kompanie deklaroi se nuk ka lekë për t’i paguar punonjësit e saj.
Ndërkohë nuk ka reagime nga ndonjë zë zyrtar dhe nuk dihet se kur do të paguhet puna e këtyre punonjësve.