ARMO nxjerr 54 prona në ankand për të shlyer borxhet

brent

Kompania ARMO-s është detyruar të hedhë në ankand 54 prona të sajat për të shlyer borxhet ndaj një banke të nivelit të dytë. Ankandi do të zhvillohet me 28 tetor dhe vlera totale e pronave llogaritet 25 milionë dollarë.

Në shitje janë të gjitha trojet e objektet e rafinerisë së Ballshit në pronësi të ARMO-s, duke nisur nga ndërtesat e magazinat, te zyrat, repartet, qendra shëndetësore madje dhe rrugët e Kombinatit të Thelluar të Përpunimit të Naftës.

Sipas të dhënave borxhet e ARMO-s arrijnë në total rreth 250 milionë euro, 200 milionë ndaj bankave dhe rreth 50 milionë euro detyrime ndaj tatimeve. Aktualisht 85 % e kompanisë zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 % nga shteti shqiptar.

Aktualisht vetëm njëra prej dy rafinerive është në gjendje funksionale, por pa arritur as të mbulojë shpenzimet e pagave të punonjësve, të cilët kanë protestuar vazhdimisht për shkak të mosshlyerjes së pagave.

Pin It