Manjani: zgjedhja e gjyqtareve për çështjet, me short elektronik

218466_m

Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka propozuar këtë të mërkurë një metodë të re për zgjedhjen e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve. Ai ka kërkuar që zgjedhja e tyre të bëhet me short elektronik në mënyrë që të shmanget çdo lloj mundësie për korruptim. Sipas tij nuk mund të rritet besimi ne drejtësi nëse dihet paraprakisht gjyqtari.

Ylli Manjani: “Nuk rritet besimi tek gjyqësori kur dihet paraprakisht se kush do jetë gjyqtari. Është i domosdoshëm përdorimi i sistemit elektronik për hedhjen e shortit nga gjykata”.

Këtë deklaratë, Manjani e ka bërë pas një takimi me përfaqësues të misionit Euralius, ku është diskutuar pikërisht reformimi i sistemit gjyqësor.

Po ashtu ministri i Drejtësisë u shpreh se reforma në këtë sektor është shumë e rëndësishme, për të përmirësuar shërbimin ndaj publikut. Manjani tha se është kundër copëzimit të administrimit të sistemit gjyqësor.

Pin It