Banorët te stacioni trenit: bashkia të na ndërtoj pallat

Protesta-tek-treni

Banorët e ish-stacionit të trenit kanë protestuar sërish këtë të mërkurë para bashkisë së kryeqytetit, por këtë herë ata kanë dalë me një kërkesë të re. Sipas tyre, ata nuk do të lirojnë banesat e tyre nëse bashkia nuk ndërton më parë një pallat ku ata të jetojnë. Ata kundërshtojnë dëmshpërblimet e bashkisë pasi sipas tyre nuk mbulojnë vlerën ekzakte të dëmit të tyre. Shtëpitë e këtyre banorëve janë parashikuar të shemben për ti hapur rrugë zbatimit të projektit për ndërtimin e bulevardit të ri. Pak ditë më parë banorët protestuan para bashkisë me kërkesën për të rishikuar edhe një herë vendimin për shpronësimet.

Pin It