“The Economist”: Shqipëria mund të përballet me fluks emigrantesh.

218457

Emigrantët që kanë ardhur nga vendet e luftës dhe që janë bllokuar në Greqi mund të vijnë në Shqipëri për ta përdorur si transit për të kapërcyer në vendet europianë. Kështu shkruante prestigjiozja “The Economist” një ditë më parë. Në artikull ishte ri sjellë edhe një herë historia e shqiptarëve 25 vite më parë kur ndodhi eksodi i madh drejt Italisë. Duke rikujtuar këtë ngjarje  “ The Economist” shkruan se fakti që shumë shqiptarë u mirëpritën jashtë vendit, mund të merret në konsideratë nga qeveria shqiptare. Ja çfarë ishte shkruar në lidhje me këtë:

“Italianët zor se mund t’u besojnë syve. 25 vite më parë, ku mijëra shqiptarë mbërritën në portin jugor të Brindizit në Itali. Vetë, në gusht 20 mijë persona arritën me një anije të vetme. Në atë kohë, italianët premtuan t’i jepnin qeverisë shqiptare 9 milionë dollarë që të mbanin njerëzit e tyre në shtëpi dhe fluksit të njerëzve u erdhi fundi. Kriza e emigrantëve sot u jep shqiptarëve shumë ndjenja të përziera. Vetëm vitin e kaluar 55 mijë shqiptarë u nisën drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë. Por tashme autoritetet shqiptare kanë filluar të shqetësohen pasi do të duhet të arrijnë një marrëveshje për njerëzit që shkojnë në Shqipëri. Disa parashikojnë se refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku, të bllokuar në Greqi për të hyrë në Europë përmes Maqedonisë, mund të provojnë fatin e tyre përmes Shqipërisë. Grupe të vogla janë zbuluar në rrugët e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës. Zërat qarkullojnë se mafiozët shqiptarë po kërkojnë metoda për të trafikuar me gomone refugjatët drejt Italisë siç bënë në vitet 1990. Shumë emigrantë në Greqi kanë dëgjuar se Shqipëria është e rrezikshme. Shqipëria tani po vendos policë shtesë për të ruajtur kufijtë e saj. Italia më 4 mars premtoi të dërgojë njerëz dhe pajisje për të ndihmuar në tokë dhe në det. Por, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vendi i tij nuk është i hapur për emigrantët. Fakti që shumë shqiptarë janë mirëpritur jashtë vendit, mund të llogaritet pak,” shkruhet në artikullin e “The Economist”.

Pin It