Fier, dhjetëra banorë në protestë për projektin e TAP

TAP-655x356

Punimet qe po kryen për projektin e gazsjellësit TAP kanë krijuar shqetësime te banorët e njësisë administrative Seman e Topoj në Fier. Me dhjetëra banorë kanë dalë këtë të mërkurë në protestë me shqetësimin se punimet që po kryhen nga firmat për TAP-in, kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën e zonës. Ndërkohë që kanë ndërtuar edhe një rrugë tjetër e cila u ka bllokuar kanalet kulluese dhe si pasojë sa herë që ka reshje shiu u përmbyten tokat.

Banorët thonë se rruga e re është më lart se ajo ekzistuesja, çka ka bllokuar kanalet kulluese dhe bën që të mos kalojnë dot mjetet bujqësore.

Banori: Ne nuk kemi nyje lidhëse që të hyjmë nëpër toka, ky kanali këtu është një vepër arti, ka patur një sifon, lidhej gjithë zona. Nuk ka më as sifon, asgjë. Vetëm të marr helikopter tën hyj në parcelë se nuk kam asnjë nyje lidhje.

Banori: Kalon me zetor lart një tjetër, ajo do shembet dhe do bjerë brenda, do vdesin njerëz me atë rrugë që kanë bërë ata.

Banori: Nuk hyn dot nëpër toka, si do të vete unë ta punoj, ta mbjell.

Banori: Na kanë prishur rrugën e fshatit atje. Kaluan mjete të rënda e bënë gropa. Hapën çakull, nuk e ngjeshën dhe u hap prapë gropa. Ato rrugë që na i prishën duhet ti bëjnë ata.

Përfaqësues të TAP-it prezent në këtë protestë kanë diskutuar me banorët për zgjidhjen në një kohë sa më të shkurtër të kërkesave që ata parashtruan.

Pin It