PS mbledh sot asamblenë, në rend të ditës edhe kërkesat e Blushit

ps-asambleja

Në orën 12 të ditës së sotme partia socialiste pritet të mbledhë asamblenë kombëtare, ku parashikohet të diskutohet për zgjedhjet e reja në Partinë Socialiste, rinovimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Mësohet se në rend të ditës është edhe shqyrtimi i deputetit Blushi dhe dy deputeteve të tjera që kanë mbështetur Blushin, Hafizi dhe Dade në lidhje me votimin për kryetar partie. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 në ambientet e “Xibrakut” në periferi të Tiranës. Një ditë më parë, Komisioni i Garancive Statutore (KGS) në PS, pranoi vetëm pjesërisht kërkesën e deputetëve Ben Blushi, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi për interpretim të statutit ekzistues të Partisë. Sa i takon debatit për zgjedhjen e kryetarit të PS-­së, KGS thekson se do të jetë Kongresi që do të përcaktojë nëse do duhet të ketë apo jo proces zgjedhje.

Pin It