Transporti urban, bileta elektronike dhe mjete të reja çdo 5 vjet

7727_shoqatat-e-transportit-urban

 Ministri Edmond Haxhinasto prezantoi para Komisionit të Integrimit risitë që sjell ligji për transportin rrugor i cili synon transformimin e këtij shërbimi për qytetarët.

Transporti ndërqytetas tashmë do ti nënshtrohet një reformimi të thellë që synon nxjerrjen nga qarkullimi të mjeteve të vjetra dhe futjen e biletës elektronike.

Transporti ndërqytetas është në një gjendje kaotike.Ky ka qenë konstatimi i bërë prej ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto gjatë prezantimit të projektligjit për transportin rrugor i cili synon transformimin e këtij shërbimi për qytetarët.

 Ky ligj pritet të hyjë në fuqi 6 muaj pas botimit në fletoren zyrtare pasi synon që ti lerë hapësirë kompanive që të rinovojnë flotat e mjeteve të cilat konsiderohen shumë të vjetra.

Pin It