Parashikimi i motit, e enjte 1 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të bëjnë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të ketë herë pas here vranësira të lehta.

Gjithashtu, pasditja duke përfshirë edhe natën do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellet të dominojë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës, më e ndjeshme në orët e mëngjesit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale  30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë 2 ballë.

Pin It