Ekspertët amerikanë dhe anglezë kanë dalë në përfundimin se puna fizike është e lodhshme, por qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë është akoma më e rrezikshme për shëndetin. Përmes dy studimeve të ndryshme, ekspertët kanë nxjerrë një listë të problemeve që mund të shfaqen në qoftë se kalohen shumë orë duke punuar në zyrë. Ata kanë shtuar se dhimbjet që shfaqen janë nga ato më të zakonshmet: dhimbje mesi, sysh, këmbësh, tek ato më seriozet dhe të rrezikshme për jetën si infarkti i miokardit.
Qëndrimi për një kohë të gjatë para kompjuterit shpesh herë ka sjellë probleme në shëndetin fizik. Studiuesit amerikanë kanë nxjerrë një listë me problemet që shfaqen si : dhimbjet e syrit, të mesit, të këmbëve, etj.
Studimi i Departamentit të Shkencave të Shëndetit dhe Shkencave Kardiovaskulare të universitetit “Leicester” në Britaninë e Madhe, femrat janë 88% më të rrezikuara nga infarkti në qoftë se punojnë gjithë ditën para kompjuterit, madje kanë të gjitha gjasat që të zhvillojnë diabetin e tipit 2.
Ushqimi
Ata thanë gjithashtu se deri diku është edhe faji i ushqimit, sepse qëndrimi me orë të tëra të detyron të konsumosh ushqime të thata që kanë shumë kalori si patatina, sanduiçë. Kështu qëndrimi për një kohë të gjatë para ekranit pa lëvizur ndikon në grumbullimin e kalorive dhe të rritjes së sheqerit në gjak, gjë e cila mund të ketë pasoja të rënda.
Shëndeti i syve
Tjetër problem është mos lëvizja e qepallave të syrit.Ato fiksohen në një vend në një faqe ekrani dhe kjo ndikon negativisht për shëndetin e tyre. Për këtë këshillohet edhe ngritja çdo gjysmë ore nga vendi i punës për një pushim të shkurtër. Sipas tyre, ky pushim ndihmon trupin dhe sytë që të çlodhen.
Stresi në zyrë
Ekspertët kanë vënë re se mes dëmeve që lidhen me punën e zyrës është edhe rritja e nivelit të stresit. Si pasojë ky faktor mund të konsiderohet burim infarkti për 88% të femrave, të cilat punojnë në një mjedis të vogël prej disa metra katrorësh. Sipas Instituti Kombëtar Amerikan të Sëmundjeve Neurologjike puna para kompjuterit është një prej shkaqeve kryesore të sindromës së “tunelit karpal”, ose më saktë shtypjes së nervit median të kyçit të dorës. Edhe nga kjo anomali janë më të rrezikuara femrat sesa meshkujt.