“Formuar në beben e syrit”, Endri Dani në Bienalen e artit bashkëkohor në Indi

dani-endri

Artisti Endri Dani do të jetë pjesëmarrës në edicionin e tretë të Kochi-Muziris Biennale. Ky event  i njohur i artit bashkëkohor zhvillohet në një nga metropolet moderne/kozmopolite të Kochi-t, me të kaluarën e vet mitike, Muziris, duke krijuar tashmë një platformë të qëndrueshme kulturore e cila, këtë dhjetor do të prezantojë 68 artistë bashkëkohorë ndërkombëtar.  Kochi është një qytet  i lashtë jugor i Indisë, me mitologji  të fshehura nën shtresat e baltës rezistoi pas një përmbytje masive në shekullin e 14-të.

Ky edicion vjen nën titullin Forming in the pulin of an eye, “Formuar në beben e syrit” kuruar nga artisti Indian Sudarshan Shetty. Bienalja kërkon të mobilizojë një gjuhë të re të kozmopolitanizmit dhe modernitetit të rrënjosur në përvojën e jetuar ku manifestohet në aktin e krijimit duke dialoguar intensivisht me portin e vjetër tregtar i cili, për më shumë se gjashtë shekuj, ka qenë lidhës i identiteteve të shumta,  pluralizmit kulturor dhe multikulturalizmit.

Edhe pse në edicionin e tretë, Kochi-Muziris Biennale është kthyer në një nga ekspozitat e rëndësishme ndërkombëtare. Në dy edicionet paraardhëse, Kochi-Muziris Biennale ndër te tjerë, ka prezantuar emra te rëndësishëm të artit bashkëkohor si: Yoko Ono, Mona Hatoum, Anish Kapoor, Ai Weiwei, Alfredo Jaar, Jannis Kounellis… ndërsa në këtë edicion gjejmë artistë të njohur si: Aki Sasamoto, Alicja Kwade, Stan Douglas, Camille Norment, apo Dia Mehta Bhupal.

Dani do të prezantohet me një projekt fotografik të realizuar përgjatë 4 viteve në të gjithë Shqipërinë. Kochi-Muziris Fondation do të bëjë të mundur botimin e një katalogu dedikuar këtij projekti i cili do të promovohet përgjatë kohëzgjatjes së kësaj ekspozite. Gjithashtu, në rrjedhën e disa aktiviteteve paralele, Dani (së bashku me 3 artiste të tjerë) do të jetë pjesë e një paneli diskutimi nën titullin: Heritage as a layer “Trashëgimia si një shtresë”.

Pin It