Parashikimi i motit, e hënë 24 prill 2017

Moti i kthjellët do të jetë dominues në pjesën më të madhe të territorit me përjashtim të zonave malore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.

Pjesa e dyte e ditës do të mbetet me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në të gjithë vendin. Edhe gjatë orëve të natës nuk priten ndryshime të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Pin It