Parashikimi i motit, e hënë 3 korrik 2017

Edhe dita e hënë, do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira afat-shkurtër, më të mundshme në ekstremin verior të vendit.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike, për pasojë i gjithë territori i vendit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Pin It