Fuqia e mendimit pozitiv

Mendimi pozitiv është gjithçka kemi nevojë në situata të ndryshme.

Sipas studimit të fundit nga Universiteti Rutgers, të menduarit për kujtime pozitive mund të ndikojë në heqjen e stresit.

Për këtë përfundim, i cili është publikuar në Nature Human Behavior, hulumtuesit kanë kryer eksperimente të ndryshme me 13 vullnetarë.

Sipas ekspertëve, ata të cilët kishin menduar kujtime të lumtura gjatë periudhave nën stres kishin pasur rritje të aktivitetet në regjionet e trurit të cilat ndërlidhen me rregullimin emocional dhe kontrollin kognitiv.

Prandaj, falë këtyre hulumtimeve tani ne e dimë se vlera e mendimeve pozitive është më e madhe sesa një këshillë.

 

 

Pin It