Parashikimi i motit, e mërkurë 1 mars 2017

Orët e para të mëngjesit do të dominohen nga vranësira të dendura dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, më të dendura në zonat veriore dhe qendrore. Gjatë orëve të mesditës do të ketë shtim të intensitetit të shirave në vend.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese në të gjithë territorin, por në sasi më të pakta. Parashikohet që gjatë natës të ketë pauz të shirave në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë  mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 47 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti i Europës do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë oqeanike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent. Konkretisht: rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere do të kenë ishujt britanike dhe gadishulli i Ballkanit.

Po ashtu, vranësira dhe shira priten në Europën Qendrore por në sasi disi më të pakta. Vendet skandinave do të karakterizohen nga reshje të dendura dëbore. Përsa i përket, gadishullit Iberik, vendeve Lindore si edhe brigjet e Egjeut do të jenë në ndikimin e masave ajrore më të qëndrueshme, për pasojë moti do të jetë i kthjellët.

Pin It