Pllaja Tibetiane në Kinë mbulohet me 4 milionë panele diellore

Në pllajën Tibetiane në lindje të Kinës në parkun Longyangxia Dam 4 milionë panele diellore përthithin energjinë e diellit.

Kjo njihet si ferma më e madhe në botë me energji diellore, e shtrirë në 10 milje katrorë të shkretëtirës.

Sipas Greenpeace’s Energydesk të dhënat tregojnë se Kina ka instaluar në çdo orë panele diellore ekuivalente me 1 deri ½ e një fushe futbolli.

Pin It