
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti do të nisë me diell e në mesditë me vranësira mesatare përgjatë maleve. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë zonave malore do të ketë reshje shiu të përkohshme.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e hera herës mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/33 | diell re |
| Kukës | 18/31 | diell re shi |
| Lezhë | 23/33 | diell re |
| Dibër | 17/30 | diell re shi |
| Durrës | 22/32 | diell re |
| Tiranë | 22/34 | diell re |
| Elbasan | 20/34 | diell re shi |
| Berat | 19/34 | diell re |
| Vlorë | 23/31 | diell re |
| Korçë | 17/29 | diell re shi |
| Gjirokastër | 19/34 | diell re shi |
| Sarandë | 19/31 | diell re |



