
Për një kujtesë të freskët, e tru që funksionon mirë mund të konsumoni disa lloj ushqimesh. Një nga përbërësit më të mirë natyral është ajo që ka rrepin e bardhë. Eshtë e pasur me vitaminën C,B1, B2, kalium, hekur, magnez, fosfor. Rrepa e bardhë shpejton metabolizmin, eliminon lodhjen dhe nxit zhvillimin e baktereve të mira në stomak.
Për ta përgatitur duhen:
- 125 gr rrepë e bardhë
 - 4 limonë
 - 3 lugë mjaltë
 - 2 lugë kanellë pluhur
 - Një copë xhenxhefil ( rreth 2cm)
 
Fillimisht grijeni rrepën dhe xhenxhefilin në blender. Më pas kullojeni lëngun e limonit, shtojeni në blendër dhe përziejeni derisa të bashkohet e pastaj shtoni kanellë dhe mjaltë. Në fund përziejeni mirë dhe mund ta nxirrni në një enë qelqi.
Konsumojeni dy herë në ditë për tre javë para ngrënies.
					


