Pesë aplikacionet që ju vijnë në ndihmë kur jeni larg shtëpisë

appl

Ndodh shpesh që jemi larg shtëpisë, për shkak të punës apo edhe studimeve. Megjithatë ekzistojnë disa aplikacione që na i lehtësojnë jetën edhe kur jemi larg shtëpisë.

1.Roommates
Një nga zgjedhjet më të rëndësishme kur ikën larg shtëpisë është të zgjedhësh njeriun që do të ndash shtëpinë dhe për të shmangur gabimet është aplikacioni Roomates. Mjafton të kërkosh në bazë të pesë parametrave, moshës, gjinisë, punës, tolerancës ndaj duhanit dhe kafshëve. Sapo gjendet përputhshmëria mund të nisni bisedën për të njohur njerëz të rinj.

2.Trainline
Largoni çdo stres të kërkimit për një tren më të shpejtë dhe më ekonomik për tu kthyer në shtëpi apo për tunisur për një fundjavë. Trainline kombinon tarifat e operatorëve të ndryshme hekurudhor për të blerë bileta treni me çmimin më të leverdisshëm.

3.WashApp
Nëse jeni jashtë shtëpisë dhe nuk keni as mamin dhe as gjyshen për t’i kërkuar ndihmë se si lahen rrobat sipas llojit, ju vjen në ndihmë aplikacioni WashApp. Është një lloj lavatriçeje virtuale, ku e pyet se si të heqësh edhe njollat më të vështira, dhe në sa gradë të duhet t’i lash teshat sipas veçorive.

4.My Doro Manager
Jo më prindër që nuk dinë se si i fshijnë aplikacionet nga telefoni apo që heqin zilen dhe zhduken për orë të tëra duke përhapur panik në familje. Doro, është lider në tregun e telefonave të thjeshtë, dhe u ofron smartphone-ve një aplikacion që është i instaluar në pajisjet Doro dhe i shkarkueshëm falas nga Google Play apo App Store. Ai të jep mundësinë që nëpërmjet opsionit remote të prindërve apo të afërmve të tjerë mund ta përdor atë. Për shembull të hyjë te kontaktet, të ulë apo të ngrejë volumin e telefonit, apo dritën e ekranit, të verifikojë gjendjen e pajisjet apo të baterisë. Pra, të zgjidhni në distancë një problem teknik që prindërit nuk i kuptojnë.

5.Runtastic Results
Me një përditësim të ri i fokusuar tërësisht tek trupi femëror, Results është një aplikacion që të jep mundësinë të kesh në telefon ushtrime të personalizuara me një program 12 javor, të përshtatura për nivelin e përgatitjes fizike dhe objektivit.

 

Pin It