Pesë këshilla të dobishme si ta përmirësoni kujtesën

Kujtesa është një element i rëndësishëm për shëndetin tonë, por me kalimin e viteve ndodh që të dobësohet.

Më poshtë do të lexoni sesi ta përmirësoni kujtesën:

1.Lëvizja horizontale e syve

Sytë mund të jenë dritarja e shpirtit tuaj , por ato mund të jenë gjithashtu përforcues shumë te mirë të kujtesës. Sipas një studimi tek Brain and Cognition lëvizja e shpejtë horizontale e syve për 30 sekonda përmirëson kujtesën me 10%.Kjo lloj lëvizjeje mund të ndihmojë që të dy anët e trurit të komunikojnë më mirë duke aktivizuar rrugë nervore që ndihmojnë këtë komunikim, i cili është i nevojshëm për të konsoliduar kujtesën.

2.Stërviteni trurin tuaj

Kujtesa, ashtu si forca muskulare sugjeron që ju “ta përdorni ose do e humbni”. Nuk ka rëndësi sa impenjues mund të jetë aktiviteti nga ana intelektuale, nëse është diçka për të cilën ju jeni tashmë të zotët, atëherë nuk është një ushtrim i mirë për trurit. Aktiviteti duhet të jetë diçka jo familjare dhe jashtë zonës tuaj të rehatisë, siç është për shembull të mësoni të luani një pjesë  muzikore ose të përmirësoni aftësitë tuaja në shah.

3.Bëni aktivitet fizik

Ushtrimet aerobike si çiklizmi janë veçanërisht të mira për trurin, prandaj zgjidhni aktivitete që përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Çdo gjë e mirë për zemrën tuaj është edhe për trurin.

4.Jetoni gjelbër

Annals of Neurology zbulon se njerëzit që morën pjesë në një ndër testet e kujtesës dhe që konsumuan gjysmë filxhani me perime kruçifere (siç është brokoli) çdo ditë u vlerësuan me rezultate rreth 10% më të larta se pjesëmarrësit e tjerë.

5.Ruani kontaktet me jetën shoqërore

Ruajtja e kontakteve mund të jetë një ndihmë për jetën tuaj shoqërore dhe kujtesën po ashtu. Kërkimet ne Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard zbuluan se njerëzit që ndërveprojnë më shumë me të tjerët shfaqin rreth 50% më pak dobësim te kujtesës se pjesa tjetër.

Pin It