Visare Shqiptare – “Trashëgimia kulturore pa kufi”

Në studion e “Visare Shqiptare” ishim me Anisa Lloja, për të folur për projektet e “Trashëgimisë kulturore pa kufi”, mbi kampin që do të organizohet në Krujë për mjeshtëritë tradicionale dhe artizanatet.

Në fillim të emisionit e ftuara jonë shpjegoi se në traditë, kulture, e në zhvillimin e njerëzimit nuk mund të ketë kufi, ndaj dhe organizata quhet “ Trashëgimia kulturore pa kufi”.

Kampi do të sjellë pjesëmarrës nga shumë vende dhe do t’u ofrojë atyre mësime teorike të artizanatit, të cilës  do t’i bashkëngjitet edhe pjesa praktike nga mjeshtrat vendorë. Anisa tha se pjesëmarrësit do të mësojnë si të qëndisin, si të bëjnë një qilim, të punojnë me filigram dhe më pas do të punojnë në grupe për t’i zhvilluar këto zeje në ide biznes.

Ndër të tjera e ftuara jonë tha se secili nga kampet është pjesë e një nisme që përfshin gjithë Ballkanin dhe që synon të inkurajojë njerëzit që të vlerësojnë dhe të kujdesen për trashëgiminë e tyre lokale. Objektivat kryesore janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, për ta tejçuar këtë aset të rëndësishëm edhe në brezat e ardhshëm.

Për më shumë mund të klikoni në:

https://soundcloud.com/spektrum-group/visare-shqiptare-trashegimia-kulturore-pa-kufi

Pin It