Pranimi në universitete, detyrim mesatarja mbi 6

fakulteti-filologjik-640x438

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla,  ka folur për ndryshimet që pritet të ndodhin këtë vit shkollor, me heqjen e procesit të Maturës Shtetërore si kusht për të fituar të drejtën e studimit. Sipas ministres së Arsimit, ajo që ndryshon këtë vit është mënyra e aplikimit për të ndjekur studimet në institucionet e arsimit të lartë, ku risi është plotësimi i formularit A1 nga të gjithë maturantët, edhe nga ata që do të vijojnë studimet në universitete publike, por edhe nga ata që dëshirojnë të studiojnë në universitete private.

Duke iu referuar ligjit të ri të arsimit të lartë, të drejtën për të përcaktuar mesataren dysheme për pranimet e reja në universitete, e ka Ministria e Arsimit, ndërsa ato që vendosin ose jo kritere shtesë janë vetë institucionet e arsimit të lartë, të cilat, sipas ligjit të ri, për herë të parë do ta zotërojnë të plotë të drejtën për të vendosur kriteret e pranimit të studentëve të rinj.

Në një prej neneve të këtij ligji, thuhet se mesatarja dysheme për kandidatët e rinj është mbi 6, e cila tanimë është detyrim jo vetëm për universitetet publike, por edhe për ato private.

Pin It