Cani: “Tërhiqen disa punonjës në terren, kontrollet nga zyra”

cani

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani në takimin me shoqatat e biznesit, duke folur për operacionin kundër informalitetit,  njoftoi se faza e dytë e nismës do të fokusohet te biznesi i madh. Kontrollet në  këto subjekte do të bëhen në bazë të analizës së riskut. Sipas Canit, tatimorët do të tërhiqen nga terreni dhe verifikimet do të bëhen nga zyra dhe për këtë do të shërbejë edhe platforma e re e TVSH-së.

Kryefinancieri Cani ka shpjeguar se për të eliminuar kontaktet e tatimorëve dhe bizneset do të shërbejë edhe platforma e re e TVSH-së. Sipas tij, qëllimi kryesor është tërheqja e tatimorëve nga terreni, megjithëse edhe kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u realizuar.

“Kemi dhe riorganizim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që do të çojë në uljen e numrit të punonjësve që janë në terren. Do t’i tërheqim dhe do të shohim mënyrën që të bëhet vlerësimi mbi bazën e riskut. Dhe do të vijmë te biznesi për çështje konkrete”, tha ministri Cani.

Pin It