Pr/buxheti i 2020-tës: Asnjë lek për pagat dhe pensionet, rritje e frikshme e fondit të PPP-ve

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në projektbuxhetin e vitit 2020 pagat e 150 mijë punonjësve të administratës shtetërore mbeten të pandryshuara.

Edhe për pensionet fondi i parashikuar është minimalist dhe kap shifrën e 2.5 mld lekëve. Por ndryshe nga këto 2 elementë të buxhetit të shtetit, koncesionet apo PPP-të, pritet të pësojnë një rritje deri në 14.6 miliardë lekë.

Në total deri më tani janë gjithsej 14 kontrata koncensionare me PPP që do të paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave kjo shumë është 15.8 % më e lartë se pritshmëria e këtij viti. Në buxhetin e vitit të ardhshëm një ulje e konsiderueshme parashikohet edhe për investimet publike.

Pin It