BE, premton në 2020 internet falas për shtetasit e saj

bashkimi-evropian-2_4

Komisioni Evropian këtë javë ka bërë një lajmërim sipas të cilit planifikonte që në vitin 2020 të sillte internet Wi-Fi falas në hapësirat publike për të gjitha vendet e BE.

“Ne propozuam sot pajisjen e çdo qyteti apo fshati evropian me internet wireless falas duke filluar që nga viti 2020”, tha presidenti i Bashkimit Evropian Jean Claude Juncker.

Si pjesë e iniciativës së BE për përmirësimin e infrastrukturës digjitale, ka shumë plane që do të sigurojnë lidhjen me internet 5G në të gjithë unionin.

Për ta përmbushur këtë BE do të shpenzojë 120 milionë euro gjatë këtyre viteve për të pajisur parqet, sheshet, libraritë dhe vendet e tjera publike me Wi-Fi dhe autoritetet lokale do të jenë përgjegjëse për çdo kosto mbulimi.

Pin It