Peza N’festë – nisin sot aktivitetet artistike e argëtuese

peza-nfest

Nis ditën e sotme, 16 shtator festa e përvitshme e Pezës me një sërë aktivitetesh artistike dhe argëtuese. Përkujtimi i ngjarjes historike të Konferencës së Pezës është kthyer prej disa vitesh në një festival aktivitetesh të shumëllojshme.

Këtë vit Bashkia e Tiranës dhe Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë planifikuar një kalendar aktivitetesh për të gjitha grupmoshat. Mes aktiviteteve dallojnë koncertet, shfaqjet teatrale, garat sportive (kanoe, kuaj, motoshow, ping pong), piknikët, panairet ushqimore etj.

Më poshtë po japim të plotë listën e aktiviteteve të planifikuara nga organizatorët.

Axhenda e aktiviteteve:

Datë 16 shtator:

Ora 11:00 – Ceremonia zyrtare te Lapidari dhe Varrezat e Dëshmorëve.

Ora 12:00 – Koncert i Korit me solistët dhe orkestrën simfonike të TKOB – repertor me temë që evokon historinë dhe luftën, nga literatura shqiptare dhe e huaj.

Ora 13:00 – Ekspozitë me fotografi, filmime, veshje të kohës etj. Gjithashtu, hapet edhe dhoma muze.

Ora 14:00 – Koncert i Bandës së qytetit.

Ora 15:00 – TIRANA ART FESTIVAL 30 Numra të ndarë përkatësisht në 15 këngëtarë dhe 15 performanca Break Dance.

Ora 18:30 – Koncert i Ansamblit Tirana.

Ora 20:00 – Koncert i madh festiv me pjesëmarrjen e grupeve muzikore të mirënjohur, këngëtarë soliste, Tirana Folk Band, DJ, etj.

Gjatë kësaj kohe në disa hapësira zhvillohen elemente festivë të ndryshëm: ndizen 5 zjarre të mëdhenj; instalohet këndi i barbeque; 15 biznese, Nata e gjelbër dhe shfaqje në ekran të madh i filmave me tematikë historike e heroike antifashiste, etj.

Datë 17 shtator:

Ora 09:30 – Nisja nga Peza drejt Liqenit të Fjollës, një atraksion natyror i zonës së Pezës.

Deri në orën 16.00 në këtë zonë të Pezës do të zhvillohen: Barbeque, Lundrim me kanoe, Kampionat noti organizuar nga Federata e Notit, Gara Waterpol, 2-3 varka me drejtues profesionistë do të jenë në dispozicion të pjesëmarrësve për të shijuar lundrimin mbi liqen;  Aeroshow (fluturime me parashutë); ecje me kalë nëpër terrenin që rrethon liqenin nën drejtimin e kalorësve profesionistë; ngjitje në mal, Pedalon etj.

Ora 16:30 – Fillon minikampionati i volejbollit ndërmjet shkollave të komunave dhe zhvillohen lojëra sportive të ndryshme.

Në të njëjtën kohë, në hapësirë tjetër, në stage performojnë grupe artistike të zonës; zhvillohet pan/fest i produkteve artizanale, prodhimeve të zonës dhe kulinarisë karakteristike të zonës.

Ora 17:00 – Motoshow në Sheshin tek ish-Turizmi i vjetër, 2 pozicione me motorra të mëdhenj dhe një me motorra Vespa.

Ora 17:00 – Lojra/Gara/Aktivitete me Kuaj, Painball tek Lëndina, ping pong, etj.

Ora 18:30 – Koncert festiv i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Ora 20:00 – Koncert “Rock Music & Humor” me pjesëmarrjen e grupeve muzikore Rock të artistëve të rinj dhe artistë të mirënjohur të humorit (skeçe POP), karaoke, DJ, etj.

Gjatë kësaj kohe, në disa hapësira zhvillohen elemente festivë të ndryshëm: ndizen 5 zjarre të mëdhenj; instalohet këndi i barbeque; Nata e gjelbër dhe shfaqje në ekran të madh i filmave me tematikë lufte, etj

Datë 18 shtator:

Ora 09:00 – Parku gjigand i lojërave dhe argëtimit për fëmijë mirëpret me:

–  Shfaqje teatri për fëmijë nga Teatri Kombëtar

–  Teatri për fëmijë i Metropolit

–  Teatri Shëtitës i Marionetave

Ora 11:00 – Koncert festiv dhe argëtues për fëmijë; performojnë grupe muzikore dhe shkolla të ndryshme vallëzimi për fëmijë.

Ora 13:00 – shfaqje për fëmijë nga Cirku Kombëtar.

Paralelisht vijojnë në hapësira të tjera lojërat dhe argëtim me animatorë, kllouna, lojëra elektronike, lojëra të mëdha zbavitëse (shah, ping pong, mos u nxeh, etj.

Panairi i gatimeve për/nga kalamajtë, pikturave, punimeve artizanale të fëmijëve të zonës kryesisht me produktet bio të zonës së tyre dhe material të riciklueshme.

Biblioteka e hapur për fëmijë gjatë gjithë ditës me këndet e leximit në natyrë.

Tapeti Magjik me karateistët e vegjël.

Pin It