Bujqësia, 2.1 mld lekë financime të huaja për 2016

20131227145013415577

Financimet e huaja për bujqësinë gjatë vitit 2016 arrijnë vleren e 2.1 miliardë lekëve, prej të cilave deri tani janë përdorur 522 milionë lekë. Të dhënat i përkasin raportit të publikuar së fundmi nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas raportit programet e huaja po vazhdojnë zbatimin e projekteve në sektore potenciale të bujqësisë dhe agrobiznesit. Konkretisht programi IPARD i BE parashikon investimin e më shumë se 70 milionë eurove deri në vitin 2020. Po ashtu vijon edhe adresimi i fondeve të programit IPA në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

Për Bashkimin Europian çështja më e rëndësishme në këtë mes është transparenca e të dhënave për përdorimin e fondeve.

Pin It