Presidenti gjerman: “Duhet kufizuar fluksi i azilkërkuesve”

joachim-gauck-540x304

Presidenti gjerman, Joachim Gauck u shpreh sot në Forumin e Davosit se kufizimi i fluksit të azilkërkuesve është mëse i nevojshëm në planin moral dhe politik në Evropë dhe se mungesa e bisedimeve për këtë çështje do t’i jepte dorë të lirë populistëve.

“Një strategji kufizuese do të ishte mëse e nevojshme në aspektin moral dhe politik me synim mbrojtjen e kapaciteteve ndërvepruese të shtetit”, u shpreh Gauck gjatë Forumit ekonomik të Davosit, ndërsa Gjermania ka akomoduar në vitin 2015, 1,1 milionë azilkërkues. “Nëse demokratët nuk dëshirojnë të diskutojnë rreth kufizimeve, kjo do t’i mundësonte një terren të lirë populistëve dhe ksenofobëve”, tha kreu i shtetit gjerman

Pin It