Prezantohet platforma Youtube TV

YouTube njofton për platformën e re Youtube TV. transmetimet e Live TV vijnë me kanalet e njohura ABC, CBS, FOX, NBC, ESPN, rrjetin e sporteve rajonale dhe dhjetra kanale të popullarizuara kabllore.

YouTube TV ju ofron emetimin e serive të njohura si Empire, The Voice, deri te sportet live të cilat i dëshironi.

Ky shërbim do t’iu mundësojë përdoruesve që të incizojnë emisionet televizive, ndërsa do të punohet në shumë pajisje të cilat mund të mbështesin YouTube.

YouTube TV do të kushtojë 35 dollarë në muaj si dhe për momentin ky shërbim nuk do të jetë në të gjitha rajonet.

Pin It