Prezantohet vepra ”Danubi” e shkrimtarit italian Claudio Magris,në Bibliotekën Kombatare

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe Ministrinë e Kulturës prezantuan ,veprën “Danub” të shkrimtarit bashkëkohor italian, Claudio Magris, me pjesëmarrjen e veçantë të vetë autorit, Ambasadorit Italian në Tiranë, Alberto Cutillo, përkthyeses, shkrimtarë, studiues, botues dhe studentë.

“Danub”, botim i Shtëpisë Botuese “Albas”, vjen për lexuesin shqiptar përmes përkthimit të Alma Hafizit, cilësohet si kryevepra e tij dhe që e shenjon atë si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë italianë.

Peisazhe, humor, takime, reflektime dhe meditime të një udhëtari mendjehapur që përshkon me përkushtim e dëshirë rrjedhën e Danubit plak, që nga burimet e deri në Detin e Zi, duke ripërtypur idetë mbi një jetë dhe kulturën bashkëkohore, mbi ngjarjet e rëndësishme dhe vragat e lëna në kohë.

Autor i një sërë veprash letrare, eseistike, publicistike, pjesë teatrale, etj., si “Një identitet kufiri” (1982), “Stadelmann” (1988), “Utopia dhe zhgënjimi” (1999), “Udhëtim i pafund” (2005), “Historia nuk ka përfunduar” (2006), “Verbërisht” (2005), “Ekspozita” (2001) , “Pra Ju do të kuptoni” (2006), “Etikë, politikë, laicitet”, “Alfabetet”, “Ese letrare” (2009), “Shënime civile” dhe në vitin 2015 “Letërsia është hakmarrja ime” së bashku me Mario Vargas Llosa.


Fitues i një sërë çmimesh prestigjoze në fushën e letrave Claudio Magris në vitin 1986 iu akordua Çmimi “Bagutta” për veprën e tij “Danub”; Çmimin Strega me romanin “Mikrokozme”; Çmimin “Principe delle Asturie” Çmimin “Chiara”, etj.
Në vitin 2016 u vlerësua me Çmimin Kafka për “merita të larta letrare dhe aftësinë për të përfshirë lexuesin”. 

Pin It