Sa minuta është mirë të dremisim në drekë?

Gjatë qëndrimit të gjatë në zyrë mund të ndodh të na kapin disa minuta gjumi. Dhoma gjermane e Punës në Bremen thotë se dremitja në drekë mund të stimulojë produktivitetin e pasdites në vendin e punës, por kjo nuk duhet të marrë një kohë të gjatë.

Mjaftojnë 10 deri në 20 minuta dremitje në punë. Në qoftë se dremitja shkon më shumë se kaq, personi do të bjerë në një fazë më të thellë të gjumit dhe në fakt do të ndihet i lodhur kur të zgjohet.

Ekspertët e Dhomës gjermane thonë se nëse pini një filxhan kafe vetëm disa momente para dremitjes, do të zgjoheni i freskët. Kjo ndodh për shkak se kafeina fillon të veprojë vetëm pas gjysmë ore.

Pin It