Prindër, faleminderit shumë!

Familja është elementi themelor i shoqërisë. Sa të respektuar të jenë pjestarët e familjes ndaj të drejtave dhe detyrave të njëri-tjetrit, aq e shëndoshë është shoqëria. Ndryshe, është e kotë t’i kërkosh në shoqëri dhembshurinë e respektin e humbur në familje.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Famëlartë: “…Nëse njëri prej tyre ose të dy(prindërit) arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur mua, kur unë isha i vogël!” [Surja El-Isra, 23-24].

Ndërsa kur një burrë erdhi tek Profeti (s.a.v) dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut,  cili nga njerëzit është më i denjë për të bërë mirë për të?” Profeti(s.a.s) i thotë: “Nëna jote, pastaj nëna jote,  pastaj nëna jote, pastaj babai yt, pastaj të afërmit e tu sipas shkallës së tyre të afërsisë”. (Buhari dhe Muslim)

Pin It