Prindër reduktoni numrin e lojërave, për të pasur fëmijë më kreativ!

Një studim ka konfirmuar se numri i reduktuar i lojërave tek fëmijët përmirëson imagjinatën dhe aftësinë e përqendrimit.

Duke pasur më pak lodra për të zgjedhur, ka një ndikim pozitiv në imagjinatën e fëmijëve, duke i shtyrë që të përqendrohen në gjetjen e mënyrave më kreative për të luajtur.

Për të demonstruar teorinë e “më pak është më shumë” një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën “Infant Behavior and Development” u zhvillua duke marr 36 fëmijë të moshave 18 dhe 30 muajsh duke i analizuar në dy sesione në lojëra të veçanta, nga 30 minuta secila ku grupit të parë i fëmijëve iu dhanë 16 lojëra në dispozicion dhe e tjetrit grup vetëm 4 lojëra.

Rezultatet treguan se zakonet e lojrave të ndryshme,në varësi të numrit të lodrave i çoi pjesëmarrësit për të bashkëvepruar për një periudhë më të gjatë kohore me një lodër të vetme dhe të përdorin instinktet e tyre krijuese për të hartuar “lojën”. Fëmijët që kishin më pak lodra në dispozicion zhvilluan më tej aftësitë e tyre njohëse duke i bërë ata të interesuar vërtet në lojë.

“Kjo sugjeron se lodra të tjera në mjedisin e lojës mund të ketë krijuar një zbavitje të jashtëm , shpjegojnë studiuesit, të udhëhequr nga Alexia Metz, studente në Universitetin e Toledos duke i bërë thirrje pjesëmarrësve që të braktisin lodrat e shumta dhe të lozni me një numër të kufizuar të tyre për të eksploruar më tej në mjedisin rrethues”.

Me fjalë të tjera, sa më shumë lodra që fëmijët kanë në dispozicion më pak do të jenë në gjendje të përqendrohen dhe të qëndrojnë të fokusuar në lojë.

Pin It