Promovimi dhe adresimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në Zonat e Mbrojtura, është projekti fitues i një shume prej 20 milion lekësh të financuar nga qeveria suedeze.
Projekti i Institutit për mbrojtjen e Natyrës, sipas kreut të INCA-s Nihat Dragoti, do të zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit Në Shqipëri.
Dragoti bënë të ditur se kontrata për projektin mbi promovimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në Zonat e Mbrojtura është nënshkruar në maj të 2017-ës dhe në studim janë përfshin 16 zona të mbrojtura.
Zonat e Mbrojtura janë kthyer në një atraksion të fuqishëm për zhvillimin e turizmit të natyrës, atë sportiv dhe të vëzhgimit.
ATA