Projekti për zhvillimin e zonave turistike, nisin konsultimet me publikun

sar101-620x403

Projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) dhe Bankës Botërore “Për zhvillim të integruar ekonomik dhe urban në qytetet Tiranë, Berat dhe Sarandë” ka kaluar në fazën e konsultimeve me publikun.

Konsultimet synojnë bashkëpunimin e institucioneve dhe shoqërisë civile për realizimin e projekteve për zhvillimin e këtyre qendrave urbane dhe turistike. Gjatë takimeve të zhvilluara u prezantuan draft-dokumentet “Kuadri i Menaxhimit Social dhe Mjedisor”, “Plani i Menaxhimit Social dhe Mjedisor për rrugën këmbësore Mihal Komneno për në Kalanë e Beratit dhe Pikën Panoramike Tabja” dhe “Rehabilitimi i Shkallareve në qytetin e Sarandës”.

Ndër të tjera të pranishmit diskutuan për masat që duhen marrë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike. Në takime morën pjesë përfaqësues të Bankës Botërore, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Ministrisë së Zhvillimit Urban, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, përfaqësues të Bashkive përkatëse, institucioneve të ndryshme si Instituti i Monumenteve të Kulturës, Qendrave Sociale, përfaqësues të komuniteteve, OJF-ve dhe bizneseve lokale.

Pin It